Reforma territoriale, nis konsultimi

12/02/2014 00:00

Reforma territoriale kalon në një tjetër fazë, atë të konsultimit me
qytetarët. Drejtuesit vendorë do te nisin organizimin e tryezave me
komunitetet e tyre dhe te gjithe aktorët lokalë për t’i njohur qytetarët
me nismën për ndarjen e re të territorit dhe për të marrë prej tyre
sugjerimet konkrete.

Ministria e Pushtetit Vendor ka thirrur ne tryeze prefektet ne qarqe, drejtuesit e shoqatave te bashkive, ku serish nuk marre pjese ajo e drejtuar nga kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.

Ekspertët ndërkombëtare, vendet e te cileve edhe po financojne reformen, sollën shembullin se si kjo eshte realizuar ne vendet e tyre, ku ashtu si ne Shqiperi kanë hasur pengesa politike.

“Kur ne e nisem kete reforme nuk kishim 100 për qind konsensus polik, kishim nje mazhorance te brishte ne favor te reformes, por edhe pjesa me e madhe e drejtuesve lokale nuk ishin dakort, pasi njeri nga efektet e reformes ishte se ata humbisnin vendin e punes. Por ata kuptuan se eshte me mire te jete pjese e nje njesie te forte lokale qe iu sherben atyre, sesa pjese e njesive pa fuqi reale”, thotë Lars Ericsson, ish-sekretar i shtetit suedez.

Kreu i Bashkise së Pogradecit, Artan Shkembi qe edhe drejton nje prej shoqatave te pushtetit vendor, solli një panoramë të zymtë të njësive vendore sot, ku shumica nuk ofron asnjë lloj shërbimi për qytetarët dhe nuk ka decentralizim real të tyre sa kohë ato financohen nga Qeveria.

“Reforma administrative duhet te jete bashkim pjesesh qe krijon nje mekanizem te gjalle, një mekanizëm qe leviz. Kjo do të mund të realizohej duke bashkuar komunat me bashkite, që do të mund të ofronin standarde normale për njësinë e re dhe që do mund të shërbenin si lokomotiva zhvillimi edhe për pjesët e tjera që iu shtohen këtyre njësive”, thotë Shkëmbi.

“Ne duam te bejme nje reforme t’i sherbeje zhvillimit te Shqipërisë dhe jo interesave të ngushta politike. Gjithësecili nga ne të kontribuojmë që Shqipëria të ketë modelin më të mirë administrativ territorial që i përgjigjet dhe do t’i përgjigjet zhvillimit të Shqipërisë të paktën për 50 vitet e ardhshme”, tha Bledi Çuçi, ministër i Pushtetit Vendor.

Megjithese e njohur si ndarja e re e territorit, reforma parashikon bashkimin e njesive vendore dhe nga 385 njesi, paraprakisht parashikohet te reduktohen ne rreth 80 te tilla. Megjithate, perveç hamendesimeve qe kane lindur per zona te caktuara, ende nuk eshte bere publik ndonje projekt qe te tregoje qofte edhe ne vija te pergjithshme se si mund te jete ndarja e re administrative e Shqiperise.

“Opozitën nuk e presim pafund”

Të majtët: Nëse PD nuk thyen bojkotin, vendim me shumicë absolute

Pritja e opozitës për të zhbllokuar komisionin e reformës territoriale duket se ka marrë zgjidhje nga prezenca e pritshme e PDIU-së në të.

“Sigurisht që s’do presim pafundësisht. Ardhja e një anëtari të PDIU në komision bën të mundur kuorumin dhe i hap rrugë vazhdimit të punës. Por ne do të dëshironim edhe pjesëmarrjen e përfaqësuesve të PD, që komisioni të marrë formë të plotë dhe që produkti që do të dalë të jetë jo vetëm konsensual, por edhe më i miri”, thotë përfaqësuesi i PS, Armando Subashi.

“Kjo reformë ka nevojë për opozitën. Pavarësisht raporteve parlamentare, që janë të ndryshme dhe janë në disfavor të saj, ne nuk i kemi përdorur dhe nuk do t’i përdorim ato. Çdo reflektim pozitiv i partive opozitare, mes të cilave PDIU, është një kontribut i mirëpritur dhe i vjen në ndihmë këtij hapi politik në të mirë të shqiptarëve”, deklaron nënkryetari i LSI, Petrit Vasili.

Ndërsa mazhoranca beson tek reflektimi i demokratëve, edhe në një rast të kundërt reforma do të bëhet, deklarojnë anëtarët e saj në komisionin parlamentar për këtë çështje, duke ndryshuar vetëm pikën ku vendimmarrja parashikohet me shumicë absolute.

“Ne jemi të vendosur që reforma të kryehet dhe nëse pala tjetër nuk vjen në këtë proces, ne do bëjmë ndryshimet e nevojshme edhe në kuvend, për t’i hapur rrugë punës në këtë komision”, nënvizon Subashi.

“Unë nuk besoj se PD do të tregohet e papërgjegjshme dhe në kundërshtim me interesat e shqiptarëve dhe të sajat”, shton Vasili.

Do të merret një vendim politik i mazhorancës, se kur do të bëhet ndërhyrja në projektvendimin e komisionit nëse demokratët i mbeten refuzimit të pjesëmarrjes, por synimi është hartimi i reformës brenda këtij sesioni parlamentar, po aq sa është e sigurt se zgjedhjet e 2015 do të bëhen me një hartë të re të territorit.

Top Channel