Basha: E majta po zhbën konsensusin

12/02/2014 00:00

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha është takuar me disa zyrtarë të
lartë të Ministrisë së Jashtme suedeze me cilët, siç shkruhet në
njoftimin për shtyp, ka ndarë shqetësimin për situatën e rendit dhe
tentativat e Qeverisë aktuale për të shkelur dhe deformuar Kushtetutën e
vendit.

Zoti Basha i tha drejtorit per Ballkanin Perendimor ne Ministrine e Jashtme te Suedise zotit Sveningson dhe te ngarkuarit me pune te ketij vendi ne Shqiperi se shumica e re e majte ka nisur zhberjen e ligjeve qe kane patur me pare fryme konsensuale, siç eshte edhe ai per Nenpunesin Civil.

Po ashtu kreu i opozites e ka vene theksin edhe tek situata e renduar e rendit e kjo sipas tij pasoje e shkarkimeve te profesionisteve te fushes dhe emerimeve ne vend te tyre te militanteve politike. Kjo fryme antikushtetuese sipas zotit Basha ka krijuar nje atmosfere pasigurie per lirine, jeten dhe pronen e tyre. Ai shtoi se e vetmja rrugëdalje nga kjo situatë absurde është insistimi i aleateve dhe partnereve tanë euroatlantike në ruajtjen e standardeve të arritura që kjo Qeveri po përpiqet përditë t’i zhbëjë çdo ditë.

Top Channel