Gruaja e mbuluar nga tumoret (Kujdes pamje te renda)

06/02/2014 00:00

Një grua indoneziane e cila është e mbuluar në të gjithë trupin me tumore është detyruar të largohet nga fshati i saj pasi familja e ka përzënë nga shtëpia.

46-vjeçarja e quajtur Sarotin vuan nga neurofibromatosis, një çrregullim gjenetik që shkakton rritjen e flluskave në sipërfaqe të lëkurës.

Ajo thotë se nuk e përballon dot koston e trajtimit mjekësor dhe tashmë është edhe e pastrehë.


Në përgjithësi, çrregullimi me emrin neurofibromatosis trashëgohet nga prindërit, por ka edhe shumë persona tek të cilët zhvillohet nga një mutacion gjenetik që para se të lindin.

Pavarësisht pamjes së rëndë, flluskat që quhen neurofibromas, nuk janë kanceroze apo ngjitëse.

Top Channel