Angli, 13-vjeçari përdhunon motrën e vogël

05/02/2014 00:00

Një djalë 13-vjeçar anglez ka përdhunuar motrën e tij 8-vjeçare pasi kishte parë materiale pornografike në kompjuterin e tij X-Box.

Adoleshenti i tha agjentëve të policisë se gjithmonë e përdorte kompjuterin jo vetëm për video-game, por edhe për të parë filma për të rritur derisa një ditë vendosi të provonte ato që shihte dhe zgjodhi motrën e tij pasi “ishte e vogël dhe nuk mbante mend”.

Djali, identiteti i të cilit nuk është bërë i ditur, ka pranuar para gjykatës së Bllekbërnit krimin dhe do të jetojë tek të afërmit e tij, larg motrës, derisa gjyqi t’i japë dënimin.

Një psikologe tha për ‘Lancashire Telegraph’ se “pornografia është shumë e rrezikshme për të miturit”: “Kur një fëmijë sheh materiale të tilla, nuk e ka idenë se çfarë po ndodh. Krijohet një presion i madh, sidomos tek djemtë, të cilët duan të kryejnë marrëdhënie seksuale sa më parë.”

Microsoft-i, kompania që prodhon kompjuterat X-Box, tha: “Na vjen shumë keq për këtë ngjarje. Tek Microsoft-i kemi një nga sistemet më të forta që i lejon prindërve të kontrollojnë se çfarë luajnë dhe se çfarë shohin online fëmijët e tyre. I lutemi prindërve të shikojnë opsionet e kompjuterave që i blejnë fëmijëve pasi aksesi në materiale pornografike bllokohet automatikisht për llogaritë e hapura nga të vegjëlit.”

Top Channel