" /> ">

Nëna e dy djemve të burgosur për përdhunim përfundoi vetë në burg, pasi kërcënoi viktimën e përdhunimit të bashkëshortit të saj, raportoi të martën “Daily Mail”.

Deborah Babiç, në Stoke, i tha një viktimave të shumtë të përdhunimeve të bashkëshortit Milan se do t’i priste gurmazin, nëse do të dëshmonte kundër tij në gjykatë.

Ndaj një viktime të dytë, ajo zgjodhi t’i ofronte dhurata dhe më pas ta kërcënonte, për të tërhequr denoncimin e saj.

53-vjeçari Milan Babiç u dënua me burgim të përjetshëm nga një gjykatë britanike në Shtator 2013, pasi u shpall fajtor për 22 përdhunime, 13 agresione dhe një tentative përdhunimi, krime të kryera gjatë një harku kohor 30-vjeçar.

Ndërkohë, djemtë e çiftit, 23-vjeçari Mathue dhe 17-vjeçari Mikorlee, u burgosën edhe ata me tetë edhe tre vjet heqje lirie, për pjesëmarrje në krimet e babait.

Milan kishte zgjedhur këtë taktikë për të “burrëruar” djemtë e tij. Ai zgjidhte një viktimë, të cilën e përdhunonte në prezencë të djemve, duke i ftuar që edhe ata të merrnin pjesë në abuzim.

Një histori e përbuzshme, ajo e familjes Babiç do të hyjë në histori mbase si familja e parë e dënuar e gjitha për përdhunime.

Top Channel