Katër policë u paraqitën përpara një gjykate në Turqi, në lidhje me vrasjen e një studenti 19-vjeçar, gjatë protestave anti-qeveritare që goditën vendin gjatë 2013-s.
Në total, janë tetë efektivët e policisë mbi të cilën ngarkon akuza e vrasjes me paramendim të Ali Ismail Korkmazit, në qytetin e Eskihirit, në 2 Qershor 2013.
Rreth 2 mijë trupa policore u vendosën të hënën në rrethinat e gjykatës, për të bërë të mundur mbarëvajtjen e këtij procesi, të kërcënuar nga mundësia e manifestimeve të reja anti-qeveritare.
Autoritetet janë kritikuar vazhdimisht nga grupet e të drejtave të njeriut se përdorën “grushtin e hekurt” për të shtypur protestat e 2013-s.
Policët ndaj të cilëve ka nisur gjyqi akuzohen për shkelje të kopetencave të tyre, pasi qëlluan me plumba të vërtetë ndaj manifestuesve.
Protestat e dhunshme në Turqi nisën në Maj 2013, për të kundërshtuar rizhvillimin urban të “Sheshit Taksim” dhe “Parkut Gezi” në Stamboll, por shpejt ato morën karakter anti-qeveritar.
Top Channel