Shkëmbinjtë rrafshojnë ndërtesën historike

29/01/2014 00:00

Reshjet e dendura të shiut shkaktuan rrëshqitje masive shkëmbinjsh në Tirolin Jugor, në veri të Italisë rrafshoi tërësisht një ndërtesë 300-vjeçare.

Dy shkëmbinj masiv u shkëputën nga maja e malit dhe u përplasën fuqishëm mbi ndërtesën, pronë e Kishës Katolike, për t’u ndalur më pas dhjetra metra më poshtë në një fushë me të mbjella.

I gjithë rrugëtimi është filmuar nga lart në një avion pa pilot dhe pamjet e transmetuara nga “South Tirol Neës” janë rrënqethëse. Fatmirësisht nga aksidenti natyror nuk ka asnjë person të lënduar, ndërsa dëmet materiale dhe kulturore të shkaktuara përllogariten në disa milion euro.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA