10 gjërat që nuk duhet të bëni në takimin e parë

28/01/2014 00:00

Nëse ia keni dalë të bindni vajzën tuaj të preferuar t’ju japë
kënaqësinë e një takimi romantik, urime. Por duhet të dini se ky është
vetëm hapi i parë. Hapi i dytë është ta bëni atë të mos pendohet që
pranoi të dilte me ju.

Përveç sharmit tuaj karakterizues, do t’ju duhen edhe këshillat e mëposhtme për të siguruar një lidhje pa të meta.

Mos vishni kostum

Duhet të keni parasysh se femrave nuk u pëlqejnë meshkujt që vishen shumë seriozë që në takimin e parë. Nëse keni ndër mend të shkoni në opera dhe më pas në një restorant luksoz, atëherë një kostum do t’ju shkonte shumë përshtat.

Por nëse keni vendosur të shkoni në një bar të caktuar, kostumi nuk është zgjidhja e duhur. Nga ana tjetër, mos u shfaqni i veshur me pantallona të shkurtra dhe shapka me gisht, tregoni pak respekt për rastin duke u veshur normalisht.

Mos u vononi

Një rregull i thjeshtë i takimeve të lëna me orare fikse është mbërritja në vendtakim pesë minuta më shpejt dhe toleranca pesë minuta me vonesë e personit tjetër.

Nëse doni t’i lini përshtypje femrës me të cilën po dilni, kjo është këshilla më e mirë. Nuk do të ishte shumë e këndshme të linit t’ju priste e vetme në një bar. Duke arritur më shpejt, kjo ju jep mundësinë të jeni pak më rehat në ambientin përreth. Gjithashtu, dilema e shquar e të gjitha femrave është “A do të shfaqet ai në takim?” duke u shfaqur edhe më herët, kjo do t’ju shtojë më shumë pikë.

Hapini portën, tërhiqini karrigen

Çdo mashkull që mund të pretendojë se gjestet e kortezisë ndaj femrave janë akte feministe, gabohet. Ju mund të hapni dyert dhe të tërhiqni karriget për femrat, sepse kjo tregon se ju jeni i sjellshëm me femrat. Neglizhenca e këtyre gjesteve, jo se do të shuajë komplet shanset tuaja për ta bërë për vete atë femër, por gjithsesi ajo do të jetë duke ju vëzhguar.

Mbajeni celularin në heshtje

Meshkujt kanë vetëm xhepat, ndaj është e kuptueshme që s’mund të rrini ulur me një celular të përmasave të mëdha në pantallona. Ju mund ta nxirrni celularin në tavolinë, por kujdesuni që të jetë  pa zile. Shmangni shpërqendrimet e panevojshme dhe jepini të gjithë vëmendjen e duhur femrës që ju ka dhënë mundësinë e takimit me të. Një tjetër këshillë e rëndësishme është që përpara se t’i përgjigjeni një telefonate të kërkoni ndjesë.

Raporti i pyetjeve 1:1

Nëse ajo ju pyet diçka, përgjigjuni dhe pastaj provoni t’i bëni edhe ju një pyetje. Kjo metodë bisede është tepër e barabartë dhe sjell që komunikimi të ecë mirë. Ju nuk duhet të jeni ai që bën të gjitha pyetjet, nga ana tjetër mos e lini as atë të pyesë e vetme. Edhe nëse dini shumë gjëra për të, përsëri mos u humbni interesin e pyetjeve.

Mos porosisni vetëm sallatë

Kujdesi ndaj shëndetit dhe ushqimit është gjë e mirë, por qëndrimi strikt ndaj një diete në takimin e parë është një mesazh ftohtësie. Nga ana tjetër mos përfitoni nga rasti të porositni një pjatë të majme që nxjerr në pah urinë tuaj. Sa për pijet, zakonisht birra ose vera janë shoqërues të mirë.

Maksimumi 3 pije

Mund t’ju pëlqejnë pijet alkoolike dhe organizmi juaj mund të tolerojë shumë prej tyre, megjithatë duhet të merrni parasysh se treshi është numri maksimal i pijeve që mund të konsumoni në një takim të vetëm. Nuk do të donit ta gjenit veten pa ndjenja ose të dehur, përkrah një njeriu që nuk e njihni pothuajse fare.

Mos flisni për ish të dashurat

Ekziston një shprehje sipas së cilës nuk është mirë të flisni për politikë, fenë dhe të shkuarën në takimin e parë. Çfarë ju shkon në mendje kur hapni bisedën e një ish të dashure? Kjo nuk sjell asnjë dobi për bisedën, përkundrazi do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të largët dhe të pabashkueshëm.

Lini bakshish të mirë

Nëse vendosni të paguani ju, atëherë detyra e dytë do të jetë të lini një bakshish të mirë tek ata që ju shërbyen. Problemet tuaja financiare janë një temë që asaj nuk i intereson dhe të cilat ajo nuk do t’i shohë të pranishme. Lëshojeni dorën në takimin e parë dhe në disa të tjerë, që të mos dukeni një person grindavec.

Lërini prekjet mënjanë

Mos u bëni djali 16-vjeçar që nuk heziton ta prekë kudo femrën që ka në krah. Lërini mënjanë kontaktet e krahëve, shpatullave, kurrizit apo gjunjëve. Nëse ajo do të mendojë se takimi i parë është rasti më i mirë për t’u afruar trupërisht me ju, do t’jua japë vetë mundësinë. Ju bëni tuajën dhe çojeni respektin e takimit të parë deri në fund.

Top Channel