Manovra me kamion në buzë të humnerës

27/01/2014 00:00

Joachim Held është një shofer i cili çdo ditë arrin të kthejë kamionin e tij të ngarkuar me dru në një rrugë shumë të ngushtë në majë të malit. Një gabim i vogël mund t’i kushtojë jetën pasi ai manovron në buzë të greminës, siç shihet nga videoja.

43-vjeçari austriak e bën këtë kthesë dy herë në ditë dhe kurrë nuk ka bërë asnjë gabim… deri më tani. Joachim, i cili ka ngarë kamiona që në moshën 19-vjeçare, thotë: “Kam vite që e bëj këtë rrugë dhe më duket normale, por e kuptoj pse njerëzve i duket e frikshme.”

Në video ai shihet duke ecur mbrapsht, drejt humnerës. Madje ai lejon pjesën e pasme të trailerit të varet paksa në boshllëk gjatë manovrës.

Vendi nga janë marrë pamjet është në Bolivi dhe kjo rrugë konsiderohet një nga më të rrezikshmet në botë. Mendohet se çdo vit kjo rrugë i merr jetën 200-300 udhëtarëve dhe udha është e shenjuar me kryqe në vendet ku kanë rënë makinat.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta