Çdo vit në Wolverhampton të Anglisë dhjetra atletë amatorë bëhen pjesë e një gare ekstreme.

Mes baltës, ujit dhe zjarrit konkurrentët garojnë mes njëri-tjetrit për titullin kampion të “Tough Guy Challenge”. Në 3 kategori që zhvillohen cdo vit. Gara e parë, “Tough Guy Original” zhvillohet në gjysmën e dytë të çdo janari, e dyta “Tough Guy Nettle Warrior” zhvillohet zakonisht në muajin korrik dhe e treta “Tough Guy Marathon” në muajin mars.

Organizatorët thonë se pavarësisht incidenteve ndër vite, numri i pjesëmarrësve sa vjen e shtohet duke e shndërruar garën nga një nismë arkëtuese për një grup personash, në një maratonë të vërtetë me qindra pjesëmarrës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA