Uniforma e gjelber ushtarake, uniforma e policisë së shtetit, kapelja dhe kambalet ushtarake kane zënë gjithmonë një vend të rëndësishëm në garderoben e familjes Bega.

“Eshte vuajtje dhe kenaqesi, të futet një oficer madhor në derën e shtëpisë. Duke jetuar me gjyshin partizan, të shohin ndryshe”, thotë zonja e shtëpisë, Drane Bega.

Drania, që kur ka hyre ne kete dere eshte kujdesur shume per figuren e 3 brezave te ushtarakeve te Begajve. Megjithate te jetosh me nje ushtarak e vecanerisht me disiplinen e tyre, jo gjithmone eshte shume e lehte.

“Detyra, Nderi, Atdheu” – eshte trinomi shume i njohur qe gjithmone ka ndikuar te Besari dhe Arba, motra dhe vellai, te cilet qe ne vegjeli jane rritur e edukuar me shume rregull e disipline.

Ndryshe nga c’pritej ishte Arba ajo qe ndoqi rrugen e paraardhesve meshkuj te familjes se saj.

Per zgjedhjen e Arbes me se shumti eshte gezuar gjyshi i saj, Skenderi. Ja si i kujton Besari ato momente.

Dranja ndjehet mire qe vajza e saj eshte bere ushtarake, megjithate i ka mbetur nje peng i vogel, faktin që nuk arriti ta fuste atë në botën e televizionit apo artit, ndërsa pranon se nuk e kishte menduar kurrë një karrierë të tillë për të bijën.

Zgjedhja e Arbes per t’u futur ne Akademine e arteve terhoqi vemendjen e te gjithe familjareve.

Te kesh nje familjar ne forcat e policise dhe ushtrise te ben te ndjehesh i sigurt, te kesh 3 te tille, per pjesen tjeter te familjes vlen shprehja e popullit: Ata duhet ta kene syrin pishe!

Familja e kasapëve

Keshtu tregon Dritan Roçi, nje nga kasapet ne Tirane, i cili ndjehet krenar qe vazhdon te ruaje profesonin e te pareve te tij.

Thone se nuk ia kane imponuar kete profesion, perkundrazi atyre iu ka pelqyer qe kur kane qene ende te vegjel. 

Erjoni nuk ka pasur ndonjehere dyshime qe ky nuk ishte zanati i duhur per te, perkundrazi trashegimi i profesionit nga nje brez ne tjeter eshte nje zakon qe ata duan ta ruajne dhe t’ia percjellin edhe femijeve te tyre.

Ismali eshte babai i djemve, tashme ne pension i cili kujton momente te femijerise se tij kur i shkonte pas babait.

Nga njera ane ai nuk e mohon se do t’i kishte pelqyer qe djemte te ishin intelektuale, por nga ana tjeter eshte i kenaqur qe ata kane nje zanat dhe ruajne traditen e familjes.

Ende dhe sot ruajne me fanatizem mjetet e punes se gjyshit te tyre. Per ta eshte si nje lloj hajmalie qe i sjell fat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA