Si të shpëtoni një marrëdhënie që po shkon drejt fundit? Terapistët zbulojnë shenjat dhe mënyrat për ta rindërtuar
Kanë kaluar më shumë se dy vjet që prej kapjes dhe ekzekutimit të Muammar Gaddafit, i cili drejtoi për më shumë se katër dekada me “grusht të hekurt” mbi Libinë.
Megjithatë, tmerret dhe brutaliteti i diktaturës së tij nuk janë zbuluar ende plotësisht.
Një dokumentar shokues i “BBC” ka treguar për herë të parë foto të dhomës së “torturave” dhe një klinike gjinekologjike, ku diktatori shfrynte të gjithë perversitetet e tij seksuale.
Sipas këtij dokumentari, gjatë 42 viteve që drejtoi Libinë nëpërmjet terrorit dhe dhunës, Gaddafi mund të ketë përdhunuar qindra, e mbase mijëra djem e vajza adoleshentë dhe të mitur.

Nje prej dhomave sekrete ku konsumoheshin abuzimet e tmerrshme te Gaddafit
Prova të pakundërshtueshme provojnë se Gaddafi kishte një fiksim ndaj adoleshenteve të virgjëra, të cilat rrëmbeheshin nga familjet e tyre në zona të ndryshme të vendit dhe i dërgoheshin si dhuratë kolonelit për të zbatuar fantazitë e tij të tmerrshme.

Kabineti i gjinekologjise i instaluar vetem per ekzaminimet e viktimave te diktatorit
Dhoma e gjinekologjisë i shërbente diktatorit për të provuar nëse vajzat ishin me të vërtetë të virgjëra, ndërsa fotot e tjera tregojnë dhomën e rezervuar për diktatorin brenda Universitetit të Tripolit, vendi i preferuar i gjetjes së viktimave seksuale.

Truproja te Gaddafit, virgjera te betuara te stervitura posacerisht per mbrojtjen personale te diktatorit
Dokumentari i “BBC”-së tregon se në shumë institucione në vendit, për të përmbushur epshet e diktatorit, ishin ndërtuar dhoma të tilla ku Gaddafi mund të abuzonte me viktimat e tij, ndërsa vajzat e rrëmbyera mbaheshin peng për vite me radhë në burgje të posaçme e për shumë prej tyre nuk dihet më asgjë.

Muammar Gaddafi ne kulmin e pushtetit
Muammar Gaddafi, diktatori i Libisë për 42 vjet, ndërroi jetë në moshën 69-vjeçare i tërhequr zvarrë dhe i ekzekutuar në rrugët e Sirtes, nga kryengritësit që e rrëzuan nga pushteti.

I terhequr zvarre dhe i ekzekutuar pa dinjitet, Gaddafi ne castet e fundit te jetes ne Sirte, Libi
Top Channel