
Sipas një studimi të publikuar në revistën ‘Societies’, nëse një fëmijë godet të tjerët dhe nuk shkon mirë me shokët e tij, përveç faktorëve si disiplina në familje dhe stresi, duhet fajësuar edhe zona ku jeton.
Studimi që ka vëzhguar 1293 familje nga nëntë vende (Kina, Kolumbia, Italia, Jordania, Kenia, Filipinet, Suedia, Tajlanda dhe SHBA) tregon se fëmijët shfaqin sjellje agresive nëse jetojnë në lagje të rrezikshme.
Kërkuesit shkencorë të Duke University kanë vlerësuar rrezikshmërinë e lagjes duke pyetur prindërit në lidhje me zonën. Më pas, ato vlerësuan nivelin e agresivitetit tek fëmija duke pyetur prindërit se sa herë fëmija i tyre bërtiste apo kërcënonte të tjerët.
Në ato lagje që prindërit i kishin përshkruar si të rrezikshme, fëmijët treguan nivele të larta agresiviteti. Kjo lidhje u shfaq në të nënta vendet ku u shtri studimi.
Top Channel