Momenti i një sulmi të sëmurë dhe pa shkak

24/01/2014 00:00

Kamerat e sigurisë në Angli regjistruan momentin kur një i ri në gjendje të dehur godet me shkelm papritmas dhe pa asnjë shkak një tjetër duke e lënë atë të shtrirë në tokë pa ndjenja.

Pamjet janë filmuar në qytetin e Uiganit. Nga pamjet duket viktima që për një moment ulet për të rregulluar lidhëset e këpucëve të tij, ndërsa pak sekonda më vonë duket agresori, i identifikuar si Vitalijis Zavjalovs që me vrull e godet atë fuqishëm me shqelm në fytyrë duke e lënë pa ndjenja në një rrugë të mbushur plot me njerëz.

Autori i sulmit pa motiv doli para gjykatës ku shprehu pendesë për aktin. Ai u justifikua me sasinë e madhe të alkoolit të konsumuar dhe i kërkoi ndjesë viktimës së tij. Gjykata vendosi dënimin e tij me vetëm 250 orë punë komunitare dhe 1 mijë euro dëmshpërblim për viktimën.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta