E lë e dashura, komando që luftoi talebanët vetvritet

24/01/2014 17:50

Një truprojë që mbrojti diplomatë dhe politikanë në disa prej zonave më të rrezikshme të planetit kreu vetvrasje për shkak të ndarjes me të dashurën e tij.

37-vjeçari Ian Robinson, dy herë i divorcuar, shërbeu në disa misione të rrezikshmërisë më të lartë në Libi dhe Afganistan.

Megjithatë, pas rikthimit në shtëpi në Britaninë e Madhe, ai konstatoi se historia e tij në distancë me të dashurën aktuale ishte konsumuar dhe vajza i kërkoi që të ndërprisnin marrëdhënien.

Pas disa zënkash të cilat zgjatën disa ditë, Robinson i dërgoi një mesazh shqetësues ishit, ku shkruante se kishte tentuar dy herë në mënyrë të pasuksesshme të vriste veten, pasi ishte frikësuar në fund.

Megjithatë, Robinson premtonte se herën e tretë nuk do të bënte të njëjtin gabim nëse ajo nuk do të përgjigjej dhe fatkeqësisht, kështu ndodhi me të vërtetë…

Mëngjesin e ditës së nesërme, vajza që kishte pasur një histori romantike me truprojën e stërvitur për të mbijetuar dhe shpëtuar funksionarët që shoqëronte në situatat më të rrezikshme që mund të verifikohen në territorin armik sinjalizoi e alarmuar policinë për përmbajtjen e komunikimit të tyre të fundit.

Në banesë, forcat policore gjetën 37-vjeçarin Robinson të pajetë, ende të varur në litarin që kishte improvizuar për t’i dhënë fund jetës së tij të shkurtër.

Top Channel