Ka përfunduar pa gola superndeshja e kësaj jave të fundit të kampionatit spanjoll, për fazën e parë mes Atletikos së Madridit dhe Barcelonës.
Shumë zhurmë për asgjë në këtë përballje, edhe pse në pjesën e dytë për Barcelonën është aktivizuar Messi.
Pavarësisht rasteve të krijuara ka qenë e pamundur të zhbllokohet kjo ndeshje, që e mbyll këtë fazë të parë të Primera Division me dy skuadra në vend të parë, pikërisht Barcelonën dhe Alteticon, por janë katalanasit që shpallen kampion dimri me një avantazh golash më të madh.
Ky barazim ndihmon vetëm Ancelottin, i cili ka shansin t’i afrohet të dy kryesueseve me ndeshjen që do të zhvillojë sot përballë Epsanjolit e të ngushtojë diferencën e pikëve në tre pikë.
Top Channel