Ekspert italian për vëllezërit e vrarë nga policia greke

15/12/2013 00:00

Janë nisur drejt Italisë familjarët e vëllezërve Collaku, të vrarë nga policia greke disa ditë më parë.

Familjarët kanë vendosur të marrin një ekspert italian për riekzaminimin e trupave pasi ata kundërshtojnë ekspertizën mjeko-ligjore të mjekëve grekë dhe atyre shqiptarë.

Gjithashtu, familjarët paralajmërojnë protesta nëse nuk zbardhet e vërteta e vrasjes së dy vëllezërve.

Sipas ekspertizës shqiptare, nga këqyrja e trupave të Melsi dhe Klevis Collakut nuk u konstatuan shenja dhune, por në trupat e tyre ka patur vetëm plagë të shkaktuara me armë zjarri.

“Dy vëllezërit janë qëlluar nga një distancë e afërt”, thuhet në ekspertizë.

Akti i ekspertimit mjeko-ligjo pritet t’i shkojë prokurorisë, ndërkohë që ai u krye pas pretendimit të familjarëve se dy viktimat ishin dhunuar barbarisht para se të vriteshin.

Top Channel