Shqipëria Tjetër: Historia e Tiranës

09/12/2013 00:00

Pas pallateve shumëkatëshe dhe betonit mbytës fshihet një Tiranë tjetër, një Tiranë që pak e njohim e aq me pak e kemi vlerësuar.

Ajo është Tirana e stolisur nga fortifikimet historike, kalatë, kështjellat e gjithçka tjetër që i jep kryeqytetit një dimension më real të trashëgimisë së vërtetë të tij.

Sot, vetëm një pjese e kësaj pasurie njihet, ndërsa tjetra prej kohësh është lënë në harresë të plote, aq të plote sa shumica as nuk e di që këto vepra egzistojnë.

Kryeqytetit jane perpjekur hershem t’ia fshijne historine e tij, t’ia minimizojne gjurmet qe e derdhin ne shekuj e qe shkojne shume me tejmi sesa koha kur u themelua zyrtarisht nga Sulejman Pashe Bargjini ne 1614….

Me se shumti, askush nuk ka dashur t’ia dije, nuk ka dashur te ece permes ketyre gjurmeve qe gjenden ende edhe sot. Gjithcka jane perpjekur ta permbledhin ne rruget e ngaterruara dhe gjithçka tjeter qe ofrojne vec ndertimet e tepruara, te ftohta e te hirta…
Shumica njohin Kalane e Prezes me hijeshine e saj e ndonje ndertim qe perpiqet t’i kacavirret mureve si çiban, ate te Petreles me lokalin ne shpine, e ate te Tiranes qe edhe pse bash ne krye te vendit ne mes te kryeqytetit ofron pak ose aspak per vizitoret qe duan ta njohin e te kuptojne diçka per te.

Kalate jane aty dhe po aty dallohet edhe realiteti i derformuar ne te gjitha menyrat me te shumtuara. Por, ka edhe me keq …te tjerat po rrezikojne te zhduken.

Kalaja e Persqopit, qyteti Ilir i Parthineve qe datojne ne shekujt IV dhe III para Krishtit ngrihen me veshtiresi mbi malin e Viles.

Dikur ky fortifikim zoteronte rrugen nga fusha e Tiranes, drejt Qafe-Krrabes ndersa sot, zoteron asgjene, investime per te s’kane ardhur kurre, e aq me pak te jete promovuar ndonjehere…

Tejmi fshatit Peze, nga kalaja Ilire e Dorezit qe i takon shekujve IX – IV para Krishtit s’ka mbetur praktikisht asgje dhe me shume se muret e saj bien ne sy guroret qe po i gryejne rrenjet malit mbi te cilin ndodhet. Askush nuk ka marre asnje mase per te ruajtur kete monument te vlerave te medha.

Mbi kryet e Tiranes dergjet nje tjeter fortifikim…

Kalaja e Dajtit eshte sot ne kete gjendje, ku pervec tabeles asgje tjeter nuk te ben te kuptosh se ketu ngrihet nje monument me vlera te medha per kryeqytetin. Rreshqitjet e tokes dhe bimesia e hazdisur po zhdukin thuajse cdo gjurme te saj.

E ngritur gjate drejtimit te perandorit bizantin Justiniani, ne vitet 527 – 566 si menyre per te penguar dyndjet sllave, Kalaja e Dajtit, partneritetin me shtetin e ka patur vetem tek listimi i saj ne flet palosjet e turizmit… Pertej kesaj punime, germime, zbulime te tjera te trupit etj nuk jane bere, perkundrazi ato po zhyten me thelle nen balte.

Rreth 2 kilometra nga zona e Kombinatit, ne Vaqarr ngrihej dikur Kalaja e Lalmit… Dikur, sepse sot ajo eshte zhdukur perfundimisht ne masen me te madhe nga hekur mbledhesit te cilet ne aksionin per te marre mbetjet e godinave te repartit ushtarak kane shkaterruar gjithçka.

Rrenojat qe datonin ne shekullin e dyte pas Krishtit s’jane me. Kudo dallohet dora barbare. Së tejmi ngrihet veç kryeqyteti i ngjeshur e marre-frymes ku historine e vetme po e bejne pallatet shumekateshe…

Jo larg, aty ku lidhet me shikim Tirana e Durresi ndodhet fortifikimi i Varoshit apo i Ndroqit sic njihet me se shumti.

Nese kthehemi ne histori, Kalaja e Ndroqit eshte nje nga me te medhate dhe me te rendesishmet ne llojin e saj sa i takon rrethit te Tiranes, por ndryshe nga e shkuara e tashmja sot eshte krejt tjeter sepse nese ka patur dikur nje histori te lavdishme sot eshte thjeshte nje monument i harruar prej mese 23 vitesh.

Demtimet ketu jane te shumta. Si pasoje e erozionit nje pjese e mureve rrethuese kane rene, te tjere jane gati. Vende-vende dallohen gropa te hapura nga thesar-kerkues, ndersa pjese te tjera jane çare e krisur keqazi…

Edhe rruga tradicionale Tirane – Diber mbi fshatin Tufine kishte mbrojtjen e saj.

Te udhetosh drejt te Kalase se Tujanit eshte njesoj sikur te detyrohesh te çash permes nje xhungle, ku te fundit qe kane ardhur ketu duket se kane qene ata njerez qe edhe e ndertuan kete kala, qe atehere mund te dal;lohet askush nuk ka shkelur ne kete tjeter vlere te madhe te kryeqytetit.

Gjurmet gjenden sipas studiuesve qe ne periudhen e pare te hekurit e me pas kalaja eshte rindertuar ne shekullin e katert, ndersa sot egzistenca e saj eshte ne pikepyetje edhe ne ato pak pjese qe ende e bejne te dallueshme.

Ne krahun tjeter, Tiranes shpatullat ja mbronte nje tjeter kala, ajo e Ishmit e ndertuar nga osmanet ne 1 572…edhe kjo e fundit e lene ne harrese…

Ky eshte realiteti i nje turi te dhimbshem… i nje zinxhiri shkatrrimtar qe sot eshte kthyer si lak ne fytin e kryeqytetit te shqiptareve.

Keto gjurme per fat te keq pak njihen, shpesh edhe vete ne nuk dime per to, edhe pse ato jane aty pak kthesa a rrotullime nga kryeqyteti.

Si mund te ruhet identiteti dhe historia kur ato perçmohen, rrenohen, grabiten, shkaterrohen.

E nga krahu tjeter, a duhet turistet sot t’i joshim veç me pallate shumekateshe? Me betoniera çfaredo? Me modernitete qe ata mund t’i gjejne rendom ne vendet e tyre? Sigurisht qe jo. Sepse ata kerkojne pikerisht kete histori qe hyn thell ne shekuj, e sjell identitetin e nje vendi, rrenjet e tij, qe ndoshta edhe vete organet perkatese deri me sot nuk i kane njohur.

Top Channel