Sekuestrimi më i madh i drogës në historinë e Spanjës/ Anija “Arconian” kapet me kokainë me vlerë mbi 800 milionë euro, dhjetëra të arrestuar
Një çift homoseksual në Britani është paraqitur sot në gjykatë i akuzuar për përdhunim, sulm seksual dhe trafikim seksual ndaj të rinjve, në një çështje që ka shkaktuar reagime të forta në vend.
Sipas mediave britanike, përfshirë Daily Mail, 57-vjeçari Barry Druitt Barlow dhe bashkëshorti i tij 32-vjeçar Scott Hutchinson përballen me akuza të shumta penale që lidhen me shfrytëzim seksual dhe abuzim ndaj të rinjve.
Në sallën e gjyqit u tha se të pandehurit dyshohet se kanë “shënjestruar” të rinj, përfshirë edhe persona që nuk ishin domosdoshmërisht homoseksualë, duke u afruar me ta dhe më pas duke kryer abuzime. Të dy i kanë mohuar kategorikisht akuzat.
Barry Barlow është një biznesmen dhe figurë publike në Britani, i njohur edhe si një nga burrat e parë homoseksualë në vend që u bë prind përmes një nëne zëvendësuese. Ai ka shtatë fëmijë, përfshirë dy me ish-partneren e vajzës së tij. Çifti gjithashtu është bashkëpronar i klubit të futbollit Maldon & Tiptree FC.
NEW: Britain's first gay surrogate parent has been charged with r*pe and human trafficking for s*xual exploitation.
Barrie Drewitt-Barlow, 57, who is now married to his daughter's ex-'boyfriend,' became the first gay parent to surrogate babies in 1999 in the UK, with his now-ex… pic.twitter.com/6oEaxof3pA
— Collin Rugg (@CollinRugg) May 8, 2026
Sipas raportimeve, hetimi nisi pas operacioneve të koordinuara policore në disa prona të lidhura me çiftin në pjesë të ndryshme të vendit, përfshirë edhe kontrolle të kryera nga forcat e policisë së Essex.

Autoritetet thonë se dosja është përgatitur në bashkëpunim me Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës dhe hetimet po vazhdojnë.
Rasti ka tërhequr vëmendje të madhe në opinionin publik britanik, ndërsa procesi gjyqësor pritet të vijojë në seancat e ardhshme.
Top Channel