Ekskluzive/ Pas replikave ne foltore, Braçe i shkon Berishës në vendin ku qëndron në Kuvend. Zbulohet biseda mes tyre
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, bëri një tjetër thirrje për protestën e 8 majit, kësaj radhe jashtë Kuvendit.
Në një prononcim për mediat, ai refuzoi që të tregonte detaje nga skenari që do të ketë kësaj radhe protesta e opozitës.
“Nëse gjermani punon një orë, ose më pak se një orë për litrin e naftës, shqiptari punon një ditë. Në buxhetin familjar, shqiptarit i kushton nafta 7 herë më shumë se gjermanit.
Thirrja ime është, nesër çdo shqiptar, të paraqitet në protestë, në mbështetje të fuqishme të këtij raporti, të paraqitet në protestë për t’i dëshmuar çdo shqiptari dhe partnerëve e miqve tanë, se farsa elektorale nuk mbyllet kurrë. Edi Rama është i plagosur politikisht për vdekje. Ka frikë e tmerr nga Parlamenti. Nuk shkel dot në sallë.
E paralajmëroj, të mos guxojnë të kundërshtojnë thirrjen për gjykatë. Atje do përfundojnë, ju e siguroj. Nesër, në orën 19:00, të gjithë në Tiranë. Është kryengritja jonë, është zëri i fuqishëm i shqiptarëve, i elitës së guximit të shqiptarëve në emër të interesave të të gjithë qytetarëve.
Do shpaloset kundërshtari. Nuk mund ta mësojë online skenarin tonë”, tha ndër të tjera Berisha.
Top Channel