Policia në kërkim të mjetit me simbole naziste në Tiranë, nisin hetimet për pronarin shqiptar, si u zbulua nga autoritetet e huaja
09/05/2026 20:11
Një foto e një makine me targa shqiptare dhe me simbole naziste mbi kofano, është postuar në një faqe interneti të huaj.
Menjëherë më pas, autoritetet e huaja kanë sinjalizuar palën shqiptare për rastin në fjalë. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat bën me dije se policia ka nisur verifikimet për pronarin e mjetit.
Ndërkaq, edhe pse kjo foto është bërë në një prej zonave të Tiranës, policia ende nuk ka arritur që të lokalizojë se ku ndodhet aktualisht ky automjet.
![]()
Top Channel