" /> ">
Një punonjëse e policisë britanike kreu vetëvrasje, pasi një mesazh në të cilin falenderonte një koleg për “momentet e shkëlqyera që i kishte dhuruar”, iu dërgua gabimisht bashkëshortit të saj.
Lajmin e publikoi ditën e mërkurë e përditshmja britanike “Daily Mail”.
46-vjeçarja Gail Crocker u takua me kolegun pas përfundimit të turnit, ndërsa bashkëshorti 49-vjeçar ndodhej në një udhëtim pune jashtë qytetit.
Pas takimit, nëna e dy fëmijëve dërgoi gabimisht tek bashkëshorti një mesazh adresuar kolegut të saj. Në këtë mesazh, gruaja shkruante: “Faleminderit për momentet e mrekullueshme. Do të doja shumë që ta bënim këtë më shpesh”.
Atë mbrëmje, natyrshëm gruaja u përfshi në një debat të ashpër verbal me bashkëshortin e 30-viteve, të cilit i pranoi se kishte pasur një takim me një koleg, por se kishte ndodhur vetëm një herë.
Te nesermen, gruaja u nis për në punë dhe pasi përfundoi turnin, pa lënë asnjë shënim apo shpjegim për veprimin e saj, ajo mori një mbidozë dhe ndërroi jetë.
Këtë version tregoi bashkëshorti i ve, Peter Grocker përpara një gjykate. Me sa duket, ndienjat e fajit dhe mënyra e beftë se si ia pranoi partnerit këtë flirt rënduan shumë mbi ndërgjegjen e polices.
Top Channel