Konflikti me Japoninë, Kina reagon ashpër

29/11/2013 00:15

Pekini dërgoi avionë ushtarakë në të ashtuquajturën “zonë të mbrojtjes ajrore” në Detin e Kinës Lindore,  e cila mbulon një pjesë territori, që pretendohet nga Kina, Japonia, Tajvani dhe Korea e Jugut.

Autoritetet kineze deklaruan se “të gjithë avionët që kalojnë mbi këtë zonë, duhet të regjistrojnë planin e fluturimit dhe të identifikohen”, përndryshe do të përballen me “masa të menjëhershme mbrojtjeje”…

Agjencia shtetërore e lajmeve “Xinhua” citoi zëdhënësin e Forcave Ajrore, kolonelin Shen Xhinke, i cili tha se avionët ushtarakë kanë kryer patrulla rutinë, një masë mbrojtjeje kjo, në përputhje me të gjitha praktikat ndërkombëtare.

Sipas tij, “Forcat Ajrore të vendit do të mbeten në gjendje gatishmërie të lartë dhe do të marrin të gjitha masat, për t’i bërë ballë kërcënimeve ajrore në mbrojtje të sigurisë kombëtare”.

Kina shpjegoi se përcaktimi i kësaj zone është plotësisht i justifikuar dhe i ligjshëm, por SHBA-të e cilësuan lëvizjen destabilizuese dhe dërguan dy avionë bombardues B-52 mbi këtë zonë.

Avionë japonezë dhe koreano-jugor kanë fluturuar mbi këtë zonë. “Zona e mbrojtjes ajrore” përfshin ishujt e njohur si Senkaku në Japoni dhe Diaoyu në Kinë, të cilët pretendohen edhe nga Tajvani e Korea e Jugut. Japonia kontrollon ishujt, që janë shndërruar tashmë “në mollën e sherrit” mes Tokios dhe Pekinit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA