Marok, të rinjtë protestojnë me puthje

22/11/2013 00:00

Një çift adoleshentësh në Marok janë arrestuar pasi janë puthur me njëri-tjetrin në publik. Policia ka ndaluar të rinjtë e moshës 14 dhe 15 vjeç pasi fotoja e tyre është postuar në Facebook para një muaji.

Një fushatë sensibilizuese ka nisur në rrjetet sociale kundër censurës qeveritare: “Kjo është PUTHJA! Kjo është ajo që qeveria kërkon të ndalojë pasi sipas saj prish rregullin dhe harmoninë shoqërore të Marokut.”

Dhjetëra adoleshentë dolën në shesh për të treguar sensibilitetin e tyre ndaj të rinjve të arrestuar në vendin konservativ dhe u puthën me njëri-tjetrin.

Dy të rinjtë do të dalin sot në gjyq, ndërsa javën tjetër do të marrin dënimin. Aktualisht po mbahen në një qendër rehabilitimi për të rinj.

Top Channel