Miqësia është ajo çfarë i ka bërë të ritakohen pas 50 vitesh ish-shokët e shkollës. Mes emocioneve ata treguan në Pasdite në “Top-Channel” historitë e dikurshme, jetën në konvikte dhe se si ia kishin dalë të ruanin miqësinë gjatë gjithë kësja kohe, edhe pse jetojnë në vende të ndryshme.

Revista online “Saveur”, e specializuar për kuzhinën origjinale ka publikuar së fundmi një artikull mbi traditën e gatimit dhe gastronominë e Shqipërisë. Duke vlerësuar punën e amvisave Shqiptare, revista më të preferuarën e cilëson Tavën e Kosit. Një pjatë e thjeshtë  ku përbërja kryesore është kosi, veza dhe mishi i qingjit.

………………………

U braktisën nga nënë e tyre në vitet 1946-1948 dhe arrijnë të gjejnë njëri-tjetrin pas gjashtë dekadash. Kjo është historia e tre fëmijëve në një fshat të Bucknall në Angli. E ndodhur në vështirësi ekonomike mamaja e tyre kishte trokitur në dyert e fermerëve duke iu lutur t’ia merrnin fëmijët se nuk i ushqente dot.

………………………

Kishte shërbyer me devotshmëri në betejat e suksesshme të britanikëve në Luftën e Dytë Botërore, por duket se askush nuk mendonte më për të. Pas vdekjes së tij, ceremonia e lamtumirës do të zhvillohej në një kishë bosh. Miqtë e tij ishin larguar të gjithë e ai nuk kishte fëmijë, por një njoftim i publikuar në një gazetë për veteranin e harruar bëri që të mblidhen qindra njerëz të cilët kurrë që se kishin njohur erdhën për t’i bërë nderimet në funeral.

Top Channel