Gruaja më e shëndoshë në botë humb 350 kg

21/11/2013 17:35

E mbiquajtur “Vrasësja Gjysmë-Tonëshe”, ish-gruaja më e shëndoshë e botës ka humbur mbi 300 kilogramë në pesë vjet për t’u rikthyer në një jetesë normale.

Në vitin 2008, Mayra Rosales fitoi titujt kryesorë të lajmeve jo vetëm për peshën, por edhe sepse u akuzua për vrasjen aksidentale të nipit 2-vjeçar, të cilin e shtypi me peshën e trupit të saj.

Rosalesit, e cila në moshën 27-vjeçare peshonte 545 kilogramë, iu bë e qartë atëherë nga mjekët se nuk do të jetonte edhe shumë nëse nuk do të niste një dietë radikale.

E vendosur për të fituar betejën me vdekjen dhe e shkatërruar nga përgjegjësia për vdekjen e të nipit, Rosales pranoi të niste dietën nga e cila duhet të humbte të paktën 50 kilogramë në vit.

Në fund të 2013-s, pasi iu nënshtrua edhe një operacioni për largimin e lëkurës së tepër, Rosales peshon tashmë “vetëm” 180 kilogramë dhe ndonëse ende dukshëm obeze, të paktën mund të rikthehet të shijojë një shëtitje, pas vitesh të tëra të kaluara duke ngrënë në krevatin e ndërtuar qëllimisht për të.

Top Channel