Shqetësoi fqinjët, pianistja rrezikon burgun

20/11/2013 00:00

Rrezikon 20 muaj burgim sepse shqetësoi fqinjët me zhurmën e pianos. Laia Martin, një pianiste profesioniste spanjolle doli para gjykatës me akuzën e “shkaktimit të dëmit psikologjik”.

Martin, një muzikante nga Girona e vendit iberik u padit nga fqinjët e saj për shkaktim dëmi psikologjik pasi sipas fqinjëve për ditë, javë dhe muaj të tërë ishin shqetësuar nga tingujt e pianos ku ajo ushtronte profesionin.

E dëmtuara nga zhurmat e pianos në dëshminë e saj përballë gjykatës tha se kishte marrë tmerr nga ky instrument, aq shumë sa tashmë nuk i duronte dot as nëpër filma.

Hetuesit kërkuan fillimisht 4 vjet burg, por më pas ulën kërkesën e tyrë në 20 muaj burg dhe moslejim të ushtrimit të profesionit nga Laia Martin për 6 muaj. Një vendim për cështjen e pazakontë pritet të merret nga gjykata spanjaolle brenda dy javëve.

Top Channel