Gjimnazistët e shkollës “Sami Frashëri” sollën gëzim në disa familje të varfra në zonën e Kamzës. Veshje, ushqime dhe lodra të ndryshme u shpërndanë nga nxënësit si dhuratë për festat e fundvitit. Nisma e të rinjve bëri që për shumë fëmijë të varfër këto festa të vinin me buzëqeshje.

“Pallati 176” është rikthyer në një mënyrë krejt të re. Nisma e një grupi të rinjsh tërësisht vullnetarë bëri që personazhet aq të dashura për publikun të ngjiten sërish në skenë. Studentë të profileve të ndryshme, ekonomi, drejtësi e shumë degë të tjera, performuan si artistë të talentuar.

Kur Christopher Kiezek u ul në gjunjë si shumë fëmijë para Babagjyshit të Vitit të Ri, ai i kërkoi një Xbox One. Por, ai gjithashtu i kërkoi edhe një dorë që të mund të luante. Një mik i familjes, i prekur nga historia, hapi një faqe online për të siguruar 25 mijë dollarët e nevojshëm. Në sajë të një stacioni televiziv në Nju Jork, djali do të marrë protezën dhe pajisjen për të luajtur.

Ka fituar 40 milionë dollarë në lotari dhe vendos t’i japë të gjitha paratë e fituara për bamirësi, në kujtim të gruas së tij të ndjerë e cila ndërroi jetë pas sëmundjes me kancer. Objektivi i Tom Crist, 64 vjeç nga Calgary (Kanada) është të financojë studimet mbi kancerin. I moshuari, ish-administrator i deleguar i një shoqërie elektronike, tashmë në pension, zbuloi se kishte fituar çmimin e madh, por vendosi të mos ia tregonte askujt derisa autoritetet e Western Canada Lottery Corporation kanë bërë publik emrin dhe shumën e fituar.

Top Channel