Jemi më të ngadaltë se prindërit tanë

20/11/2013 00:00

Se sa është kosto e hovit teknologjik në evolucionin e njeriut, mjafton të shohësh rezultatin e një studimi gjysmë-shekullor në 28 vende të ndryshme të botës nga disa ekspertë amerikanë.

Në analizë u përfshi koha që i duhej një fëmije 46 vite më parë e në vazhdim për të përshkuar 1.5 kilometra. Nga këto të dhëna u arrit në përfundimin se “prindërit tanë” vraponin më shpejt se sa ne duke e përshkuar këtë distancë mesatarisht 90 sekonda më shpejt.

Në raportin e publikuar nga “American Heart Association” thuhet se teknologjia, aktiviteti i pakët fizik dhe kequshqyerja ndër vite kanë ngadalësuar njeriun.

Por 90 sekonda diferencë ndaj fëmijëve të 46 viteve më parë duhet të jenë shqetësimi ynë më i vogël. Sipas studiuesve amerikane, sëmundjet kardiovaskulare të lidhura me jetën sedentare dhe obezitetin janë rritur ndjeshëm, sidomos në vendet e zhvilluara.

Cdo vit numri i personave që humbin jetën nga këto sëmundje është në rritje progresive. Ky është një problem kryesisht i vendeve perëndimore, por që po rritet gradialisht edhe në vendet e Azisë, si Kina, Koreja e Jugut dhe Japonia.

Top Channel