Humb 10 kg në një ditë, i shton të nesërmen

20/11/2013 17:45

Një i ri humbi 10 kilogram në vetëm një ditë, përpara se t’i shtonte ato përsëri të nesërmen.

Ross Edgley, një instruktor sporti tregoi në “Daily Mail” historinë e tij, e motivuar nga dëshira për të treguar se dietat e përqendruara tek humbja e dhjamit janë të gabuara.

Sipas tij, pesha trupore varet edhe nga një seri elementësh të tjera, mbi të gjitha uji.

Me një dietë pa karbohidrate dhe kripë, bashkuar me sauna e banjë me minerale kripore, i riu arriti të humbiste plot 11 kilogramë brenda një ditë.

Në ditën e dytë, duke rritur në mënyrë drastike konsumin e ujit dhe sasinë e ushqimit, Edgley mundi të rifitonte peshën që kishte 24 orë më parë.

“Mënyra se si ushqehemi dhe vetbesimi nuk mund të maten me shkallën e peshës, si indeksi i masës së trupit”, pretendon instruktori.

Top Channel