15-vjeçarja e apasionuar pas notit

20/11/2013 00:00

Idhujt e saj janë Michael Phelps dhe Rayn Lochte. Angie Qarkaxhia është e apasionuar pas notit dhe ushtrohet rregullisht.

Notarët shquhen për linja trupore perfekte, por duket se kjo nuk ka qenë arsyeja e vetme pse ajo ka zgjedhur këtë sport.

“Kam dy vjet që merrem me not. Në fillim e nisa thjesht për të kaluar kohën pasdite, por tani është bërë pjesë e imja”, shprehet Angie.

15-vjeçarja nuk është amatore në sport. Eksperiencat e mëparshme lidhen me basktebollin dhe hokein. Këtë të fundit e ushtroi gjatë kohë që ajo jetonte në Gjermani dhe ishte mjaft e talentuar. I dashuronte edhe ato sporte, por hoqi dorë prej tyre, megjithatë Angie nuk duket e mërzitur.

“Mendoj se noti është më i bukur dhe më pëlqen më shumë”, tregon adoleshentja.

Por, eksperienca në hokei la edhe disa pasoja tek sportistja e re. Një deformim në shpatulla ishte edhe një arsye pse ajo hoqi dorë dhe noti duket se ka dhënë një ndihmesë të madhe në eleminimin e këtij problemi.

“Më ka drejtuar shpatullat noti dhe nuk kam më probleme.”

Top Channel