Momenti i përplasjes në ajër i dy avionëve

05/11/2013 00:00

Hedhja e fundit me parashutë për ditën, për pak sa nuk u bë hedhja e fundit me parashutë në jetën e tyre.

Një grup prej 11 parashutistësh profesionistë i shpëtuan mrekullisht përplasjes së dy avionëve të vegjël në qiellin e Ëisconsin në Shtetet e Bashkuara.

Avionët me dy grupe parashutistësh po manovronin për të kryer një hedhje në grup të tyre, por në një moment dicka shkoi keq dhe njëri prej avionëve goditi tjetrin. Fatmirësisht duke qenë parashutistë profesionistë, të 10 personat në bord, përfshirë këtu një pilot, e kuptuan se cfarë ndodhi dhe nxituan të hidheshin menjëherë, ndërsa piloti tjetër në avionin më pak të dëmtuar nga përplasja, mundi të ulë atë në tokë pa rrezikuar jetën.

E gjithë skena e frikshme është filmuar nga kamerat e vendosura mbi kokë të parashutistëve.

Top Channel