LIVE/ Irani lëshon raketë drejt Turqisë, CIA po armatos forcat e saj kundër Teheranit, Izraeli: Raketat e tyre kapin gjithë Ballkanin. 140 iranianë të zhdukur pas fundosjes së anijes
Një gjykatë në Austri shpalli fajtorë për aktivitete të lidhura me neonazismin shtatë persona, të cilët morën dënime deri në gjashtë vite burgim.
Anëtarët e organizatës së njohur si “Objekt 21” u dënuan për “aktivizimin e lëvizjes Nacional-Socialiste”, një vepër penale e parashikuar nga kodi penal austriak që prej vitit 1947.
Dëshmitarët thanë në gjyq se të pandehurit shpreheshin vazhdimisht se “Fyhreri Adolf Hitler kishte të drejtë mbi gjithçka”, në takimet e fshehta që organizonin pranë qytetit të Vocklabrykut.
Austria u aneksua nga Gjermania në vitin 1938 dhe u përfshi thellësisht në krimet e luftës së Rajhut të Tretë.
Vetë Hitleri lindi dhe u rrit në Austri, ndërsa luftoi për ushtrinë Austro-Hungareze gjatë Luftës së Parë Botërore, përpara se të zhvendosej në Mynih ku nisi karrierën e tij politike.
Për shkak të ndjeshmërisë së veçantë të Austrisë mbi këtë çështje, glorifikimi i nazismit përbën një krim sipas legjislacionit në fuqi.
Top Channel