Mbledhja e ERE, mungon opozita

03/10/2013 00:00

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese, i drejtuar nga deputeti socialist Eduart Shalsi ka zhvilluar mbledhjen e parë me diskutimin e kandidaturave për drejtues të Entit Rregullator të Energjisë.

Opozita nuk ka marrë pjesë në këtë seancë, në vijim të qëndrimit të bojkotit të seancës së sotme parlamentare.

Kreu i komisionit, Shalsi shprehu keqardhjen për mungesen e opozitës në diskutimin e një çeshtjeje tejet të rëndësishme siç është zgjedhja e kreut të ERE-s.

Dy kandidaturat e paraqitura për postin e kreut të institucionit rregullor të sistemit energjitik në vend ishin Petrit Ahmeti dhe Agim Gashi, të dy të arsimuar për inxhinieri elektrike dhe me eksperiencë në këtë sektor.

Ata u pyeten nga anëtaret e majtë të komisionit për vizionin e tyre për drejtimin e ERE-s, ku pavarësia e institucionit u theksua veçanërisht.

Anëtarët e majtë të Komisionit të Veprimtarisë Prodhuese pohuan se politizimi që iu bë Institucionit Rregullator të Energjisë në vend sollën pasojën e rëndë në keqmenaxhimn e këtij sistemi.

Kanditurat do të hidhen për votim në seancë, ku kush merr shumicën e votave do të vendoset në krye të ERE-s.

Top Channel