9 mënyra të mbështetura nga shkenca për t’u ndier më mirë në vitin 2026 “Apple” prezantoi dy produkte të reja këtë të martë, “iPhone 5S” dhe një model me kosto të ulët, “iPhone 5C”.
Prezantimi u realizua gjatë një ceremonie të mbajtur në Kaliforni.
Midis risive më të mëdha, “5S” ka një sistem i cili monitoron vazhdimisht të gjitha lëvizjet, të cilat përdoren nga një aplikacion fitnessi, i cili mat kaloritë e konsumuara gjatë lëvizjes.
Ky lloj i ri “iPhone”, cili do të dalë në treg më vonë gjatë shtatorit, ka një procesor që e bën dy herë më të shpejtë se modeli i pesës.
Njëkohësisht, “5S” përdor për herë të parë mundësinë që telefoni të hapet dhe bllokohet nëpërmjet gjurmës së regjistruar të një prej gishtërinjve të përdoruesit.
“5C”, i dizenjuar si një celular me çmim të lirë, del në shitje me modele shumëngjyrëshe dhe çmim bazë prej 99 e 199 dollarësh, me një kontratë 2-vjeçare (për momentin vetëm në SHBA).
“Apple”, gjithashtu informoi se ka rimodeluar sistemin e saj operues “iOS 7”, që tashmë do të jetë i shkarkueshëm për modelet e mëparshëm të “iPhone 5” dhe “4S”, duke nisur nga data 18 shtator.
Top Channel