Policia vret truprojën e Jay Z. e Beyonce
05/09/2013 16:40
Policia amerikane qëlloi për vdekje truprojën që ishte kujdesur për disa vite me radhë për sigurinë e Jay Z., Beyonce dhe së fundmi vajzës së tyre Blue Ivy.
Norman Oosterbroek, 208 centimetra i gjatë dhe 140 kilogramë i shëndoshë kishte hyrë nudo në një vilë në Majemi, pasi kishte shpërthyer derën e saj.
E lajmëruar nga pronari i frikësuar i shtëpisë, policia kishte mbërritur dhe kishte qëlluar për vdekje 43-vjeçarin.
Aktualisht, nuk është ende e qartë se përse truproja kishte dhunuar një pronë private.
Dyshimet e para bien mbi mundësinë që ai të ishte nën efektin e substancava narkotike, ndërsa për momentin përjashtohet pista e grabitjes.
Top Channel