Maskat futen në një banesë, dhunojnë të moshuarit

12/07/2013 00:00

I hyjnë në shtëpi për t’i grabitur, i qëllojnë me shqelma dhe me pjesë
automatiku dy bashkëshortët. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:00 të
mëngjesit të së enjtes në fshatin Gjocaj të Peqinit.

Tre grabitës, me maska dhe armë, janë futur me forcë në banesën e shtetasit Haki Beqiri dhe kanë kërcënuar të moshuarit të tregojnë se ku i fshehin paratë.

Kur çifti Beqiri u është përgjigjur se nuk kishin të holla në shtëpi, atëherë ata kanë filluar t’i dhunojnë duke i goditur me mjete të forta. Haki dhe Hajrije Beqiri janë dhunuar për minuta të tëra dhe grabitësit, vetëm kur janë bindur se në banesë nuk kishte të holla, janë larguar nga banesa.

Fqinjët u kanë dhënë ndihmën e parë bashkëshortëve duke njoftuar edhe policinë. Më pas ata janë dërguar për në spitalin kirurgjik të Elbasanit. Sipas mjekëve, gjendja e tyre paraqitet serioze për jetën, për shkak të traumave që kanë pësuar nga goditjet në pjesë të ndryshme të trupit. Në gjendje kome ndodhet bashkëshortja e Hakiut, Hajrije Beqiri.

Sipas të dhunuarit Haki Beqiri, në banesë kanë hyrë 3 persona të pajisur me maska e armë që u kanë kërkuar t’u tregojnë paratë. Ata i kanë dhunuar duke i goditur me mjete të forta dhe më pas janë larguar nga banesa. Sipas Haki Beqirit, kjo është hera e tretë që banesa e tij bie pre e grabitësve.

“Ishte ora dy e natës kur dëgjova zhurmën kur u hap porta e madhe. Erdhën, hapën portën e madhe të shtëpisë dhe hynë brenda. U futën në dhomën time dhe ndezën dritën. Mbasi dola, ata hynë në derë dhe më thanë ‘mos lëviz se do të vrasim’. Më pas më thanë ‘lekët, lekët’. ‘Nuk kam lekë’ o zotni i thashë. Njëri nga ata më goditi me shqelma dhe me qytë të automatikut. ‘Më vrit, nuk kam lekë me të dhënë’ i thashë unë, ndërsa më thanë ‘lekët ose të hoqa qafe’”, ka pohuar i moshuari për gazetën “Shqip”. Sipas tij, autorët më pas shkuan te gruaja, duke i kërkuar asaj të hollat. E goditën dhe e lanë pa ndjenja gruan.

Ai thotë se ka dy fëmijë emigrantë në Itali dhe kishte nisur ndërtimin e një pjese të shtëpisë. Kjo duhet të ketë nxitur grabitësit të mendonin se dy djemtë e tij mund të kishin sjellë para nga Italia për të ndërmarrë dhe grabitjen.

Beqiri ndodhet i shtruar në spitalin kirurgjik të Elbasanit dhe duken qartë hematomat që i janë shkaktuar nga grabitësit. Në gjendje të rëndë është sidomos bashkëshortja e tij që ka pësuar një goditje në kokë dhe është dërguar për në Spitalin Ushtarak. Policia e Peqinit ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe pasi ka marrë dëshmitë paraprake, po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Mësohet se aktualisht janë shoqëruar 10 persona në Komisariatin e Policisë në Peqin.

Beqiri ndodhet i shtruar ne spitalin kirurgjik te Elbasanit dhe duken qarte hematomat qe i jane shkaktuar nga grabitesit. Ne gjendje te rende eshte sidomos bashkeshortja e tij qe ka pesuar nje goditje ne koke dhe eshte derguar per ne Spitalin Ushtarak.

Policia e Peqinit pasi ka marre deshmite paraprake, eshte prangosur nje 27-vjecar i identifikuar si Altin Hasku. Gjate operacionit te kapjes dhe kontrollit ne banesen e tij eshte gjetur nje arme tip Kallashnikov.

Top Channel