Fiksimi i ndeshjeve, UEFA “fshikullon” Turqinë

26/06/2013 15:10

Dy klubet turke të Fenerbahçes dhe Besiktasit u pezulluan përkatësisht dy dhe një vit nga kompeticionet europiane, pas UEFA vendosi t’i dënojë rreptësisht ditën e mërkurë, për shkak të një skandali të fiksimit të ndeshjeve në kampionatin turk.

Fenerbahçe u dënua me dy vjet pezullim, përfshi përjashtimin nga sezoni aktual i Champions League, ku duhet të merrte pjesë në raundin e tretë kualifikuese.

Një vit i tretë pezullim mbi klubin popullor të Stambollit është vendosur me kusht, mbi sjelljen e skuadrës në pesë sezonet e ardhshme.

Bestiktas nuk do të ketë mundësi që të luajë në këtë sezon të Europa League, si rrjedhojë i shpalljes fajtor për fiksim ndeshjesh në kampionatin vendas.

Kjo është një tjetër njollë për futbollin turk, pasi Fenerbahçe u përjashtua për të njëjtën arsye nga Champions League edhe në sezonin 2011-12, kur u fiksua fitorja 4-3, në ndeshjen e fundit të kampionatit ndaj Sivasporit.

Përveç dy klubeve turke të Stambollit, masa të ashpra janë vendosur dhe mbi Steauan e Bukureshtit, gjithashtu e përjashtuar për sezonin aktual nga Champions League, për përfshirjen e saj në fiksime të ndeshjeve gjithashtu.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA