Balotelli: Hakmerremi ndaj Spanjës
23/06/2013 18:10
Mario Balotelli nuk e ka harruar finalen që Italia humbi përballë Spanjës, në Europianin e shkuar të vitit 2012.
22-vjeçari, në një deklaratë të postuar në rrjetet shoqërore, siguroi se ka disa kohë që shpresonte në këtë përballje praktikisht të sigurt në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave.
“Kam një orë që po e pres përballjen me Spanjën. Hakmarrja është një pjatë që shërbehet e ftohtë”, deklaroi sulmuesi i Milanit, në profilin e tij në “Facebook”.
Top Channel