F1, falet Mercedes, qortohet Pirelli

22/06/2013 03:00

Me dorë të lehtë kanë gjykuar gjykatësit e çështjes së testimeve të parregullta, që Mercedes ka zhvilluar në Barcelonë, në mes të muajit maj, me gomat Pirelli.

Pas seancës dëgjimore të Parisit, Tribunali Ndërkombëtar i FIA-s ka vendosur të qortojë dhe të përjashtojë skuadrën gjermane nga provat e mesit të korrikut, të rezervuara zakonisht për pilotët e rinj, duke pranuar faktikisht kërkesën e bërë nga Ross Brawn.

Ndërkohë, ia ka hedhur me vetëm një qortim Pirelli. Ndëshkimet e mundshme, mbi të gjitha për Mercedes, mund të kishin qenë nga një gjobë e rëndë, deri te përjashtimi për disa gara, ose heqja e pikëve në klasifikimin e konstruktorëve.

Ndërkaq, FIA ka bërë të ditur përmes një njoftimi zyrtar se “në bashkëpunim me të gjithë skuderitë e Formula 1 do të përforcojë kontrollet mbi organizimin e testimeve. FIA shpreson që kjo histori dhe ky verdikt të shërbejnë si leksion”.

Në fund, FIA u kujtoi palëve të përfshira në proces se mund të apelojnë pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Apelit, brenda 7 ditëve të ardhshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA