‘Gjuetia’ për trofeun e Botërorit; Argjentina, Franca dhe Anglia, shfaqen si më të kuotuarat
Një gjykatë apeli në Francë ka konfirmuar se futbollisti maroken Achraf Hakimi do të dalë në gjyq për një akuzë përdhunimi që dyshohet se ka ndodhur në vitin 2023, një pretendim që ai e ka mohuar vazhdimisht.
Sipas autoriteteve franceze, në shkurt të vitit 2023 një grua 24-vjeçare ka denoncuar në polici në rajonin Val-de-Marne, në juglindje të Parisit, se Hakimi e kishte përdhunuar në banesën e tij.
Futbollisti i Paris Saint-Germain dhe kapiteni i kombëtares së Marokut ka deklaruar vazhdimisht se është i pafajshëm dhe ka mirëpritur vendimin për t’u përballur me gjykatën, duke thënë se “ka pritur këtë proces që nga dita e parë”.
Avokatja e tij, Fanny Colin, u shpreh se vendimi nuk nënkupton fajësi dhe se klienti i saj mbetet i bindur në mbrojtjen e tij, ndërsa pala paditëse e ka cilësuar vendimin si një hap drejt “lehtësimit dhe shpresës”.
Sipas deklarimeve të mëparshme, gruaja pretendon se ka takuar futbollistin përmes rrjetit social Instagram dhe më pas ka shkuar në banesën e tij, ku dyshohet se është sulmuar seksualisht. Ajo ka deklaruar se ka arritur të largohet dhe të kërkojë ndihmë nga një shoqe.
Data e nisjes së gjyqit ende nuk është përcaktuar, ndërsa çështja pritet të shqyrtohet nga gjykata penale në rajonin Hauts-de-Seine në Francë.
Top Channel