Kanada-Katar, dëmtim shokues për Kone, ja sa pritet të qëndrojë jashtë fushave

19/06/2026 10:38

Në sfidën mes Kanadasë dhe Katarit u përjetuan momente ankthi në fushën e lojës pas dëmtimit horror të pësuar nga Ismaël Kone. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë kur Kone u rrëzua në tokë pas një përplasjeje me Madibo dhe imazhet ishin menjëherë të tmerrshme me lojtarët që u mblodhën në rreth për ta mbrojtur.

Të gjithë në stadium ishin në gjendje shoku me Kone që doli nga fusha e lojës me barelë për të shkuar në spital ku iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale teksa rezultoi me thyerje të këmbës. Talenti kanadez i Sassuolos pritet që të qëndrojë jashtë fushave të lojës për 4-5 muaj.

Ndërkaq mësohet se vetë Madibo kishte shkuar menjëherë në dhomat e zhveshjes për t’i kërkuar ndjesë Kone për faullin tejmase të rëndë të shkaktuar ndaj kanadezit

‘Ju mund të dëgjonit kockën të kërciste-tha trajneri i Kanadasë Jesse Marsch pas ndeshjes-Të gjithë dridheshim për të. Çdokush ishte i tronditur kur ndodhi, por ne duhet të gjejmë mënyrën për të qëndruar të fokusuar. E dinim që Ismaël donte që ne të çonim punën deri në fund. Kemi shumë mendime që na kalojnë në kokë në këtë moment, të gjithë po mendojmë për të, por të gjithë ne jemi krenarë për atë çfarë jemi’.

Top Channel