Botërori 2026/ Hera e parë me 1/16 e finaleve, rregullorja për skuadrat që kualifikohen
Pas barazimit në ndeshjen me Republikën Demokratike të Kongos kritikat në drejtim të Portugalisë dhe në mënyrë të veçantë për Cristiano Ronaldos me yllin luzitan që nuk la asnjë gjurmë në fushën e lojës.
Ajo që i del në mbrojtje sulmuesit 41 vjeçar është pikërisht motra e futbollistit, Katia Aveiro që përmes një story në Instagram la të kuptohet se skuadra me lojën e bërë nuk e ndihmoi Cristiano Ronaldon
‘Si me magji ata harruan që të pasojnë topin, të fitojnë topin, të hidhen në kundërsulme. Loja ishte gjithnjë me pasime prapa në mesfushë. Një Botëror i çuditshëm, shumë i çuditshëm’-shkruante Katia Aveiro në postimin e saj në Instagram Story në përgjigje të kritikave të ashpra të bëra në drejtim të vëllait të saj.
Në ndeshjen me Republikën e Kongos, Cristiano Ronaldo nuk bëri asnjë gjuajtje brenda kuadratit të portës, diçka që nuk është aspak e zakonte për një futbollist si ai që është një goleador i mrekullueshëm.
Top Channel