
Spanja nuk ka treguar mëshirë për Tahitin në ndeshjen e dytë të grupit B të Kupës së Konfederatave dhe hipotekon kualifikimin për në gjysmëfinalet e turneut.
Në Maracana’ të Rio de Zhaneiros ndeshja përfundon me rezultatin e thellë 10-0 për kampionët e Botës, të cilët pjesën e parë e mbyllën 4-0.
Në pjesën e dytë shënojnë edhe 6 gola të tjerë që mund të ishin 7 nëse Fernando Torres do të shënonte 11-metërshin.
Autorët e golave ishin Torres (4), Villa (3), Silva (2) dhe Mata.
Uruguaji mund Nigerinë
Pas humbjes me Spanjën, Uruguajit i duhej një fitore ndaj Nigerisë për të shpresuar në kalimin e grupit dhe këtë gjë e ka arritur.
Për amerikano-latinët shënoi kapiteni Lugano dhe Forlan, ndërsa për ekipin afrikan barazoi përkohësisht Obi Mikel.
Gjithçka do të vendoset të dielën (Nigeri-Spanjë dhe Uruguaji-Tahiti), por me shumë mundësi do të jetë skuadra e Oscar Tabarez ajo që do të kalojë në gjysmëfinalet e turneut.
Top Channel