Skuadra kampione e Kosovës, Prishtina, ka zhvilluar një ndeshje me yjet shqiptarë të Kosovës që luajnë me përfaqësuesen kuqezi, por edhe me ata që për arsye të ndryshme luajnë me përfaqësuese të tjera.
Në stadiumin e Prishtinës ka qenë një festë ku disa mijëra tifozë kanë mbushur tribunat e stadiumit të kryeqytetit kosovar për të parë një pjesë të madhe të yjeve që luajnë në arenën ndërkombëtare.
Për skuadrën e Yjeve morën pjesë Lorik Cana, Valon Behrami, Granit Xhaka, Migjen Basha, Debatik Curri, Armend Dallku, Besard Berisha, Valdet Rama, Asdren Lluyllaku, Shefki Kuqi e shumë emra të mëdhej të futbollit kosovar. Një pjesë e tyre për herë të parë luajnë përpara tifozerisë kosovare në një stadium në Kosovë.
Gjithsesi, më shumë se sa rezultati që u mbyll në favor të skuadrës së Prishtinës, gjithçka ishte në kuadrin e një shfaqeje ku u panw të shënoheshin 5 gola. Qëllimi i kësaj ndeshjeje, bileta e së cilës ishte 2 dhe 3 euro, ishte mbledhja e disa fondeve për një rikonstruksion të stadiumit të Prishtinës.
Sipas presidentit të klubit së Prishtinës, Remzi Ejupit, një ndeshje e tillë do të tentohet të kthehet në traditë edhe për vitet e ardhshme.
Top Channel