Rithehet fizika bërthamore

30/05/2013 00:00

Rektorati i Universitetit të Tiranës dhe Ministria e Arsimit i
përgjigjen pozitivisht kërkesës së ekspertëve të Qendrës së Fizikes
Bërthamore, për t’u kthyer në Institut Kërkimor e Shkencor.

Kreu i universitetit të Tiranës, Dhori Kule propozoi vendosjen e një takse në doganë, për çdo verifikim që ekspertët e këtij Instituti do të bëjnë.

“Do t’i kërkojmë strukturave të caktuara të shtetit, Ministrisë së Financave, që në të gjitha rastet, kur kalimet në dogana kanë edhe kushtin e licensimit dhe lejes dhënë nga kontrolli që bëjnë strukturat e institutit, duhet të bëhet e detyrueshme edhe me një çmim përkatës në funksion të të mirës edhe për detyrimin e të gjithë procesit e zhdoganimit”, tha Kule.

Kreu i ketij Instituti, Nikolla Civici tha se vitin tjeter ky Institut do të nisë zbatimin e një projekti me rëndësi kombëtare, në mënyrë që Shqipëria të mos kthehet në vend tranzit për lëndët bërthamore.
 
“Së pari me trajnimin e oficerëve të doganave, që do të merren me kontrollin në pikat kufitare, e dyta është për testimin, kalibrimin e pajisjeve që përdoren për dedektimin e lëndëve radioaktive në pikat doganore, sepse doganat kanë instaluar disa pajisje të kësaj natyre dhe e treta ka të bëjë me mbështetjen që japim ne në rastet kur ndodh një alarm. Eliminon mundësinë që Shqipëria të bëhet një vend trafiku i lëndëve bërthamore”, tha Civici.

Ambasada amerikane e ka mbeshtur kerkesen e eksperteve per kthimin e nje qendre ne Institut të Fizikës Berthamore pasi ka rendesi kombëtare kontrolli i rrezatimit berthamor ne procesin e shkembimit te mallrave, por edhe zhvillime te tjera te brendshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA