Kina ka nënshkruar kuadrin e një marrëveshje për tregti të lirë me Zvicrën, që përbën të parën marrëveshje të tillë për Pekinin, me një një vend perëndimor.
Ceremonia e nënshkrimit u mbajt gjatë një vizite zyrtare të kryeministrit kinez, Li Keqiang në Zvicër.
Tregtia dypalëshe mes këtyre dy vendeve kap shifrën e 26 miliardë dollarëve, përmes import-eksporteve të orëve, bimëve mjekësore, tekstilet dhe produkteve të bulmetit.
Li tha se shpreson që marrëveshja të ketë ndikim përtej kufijve të Zvicrës.
“Kjo marrëveshje e tregtisë së lirë është e para mes Kinës dhe vendi të kontinentit europian, gjithashtu e para me një nga 20 ekonomitë më të mëdha të globit”, tha Li për reporterët, pasi dy vendet kishin nënshkruar marrëveshjen paraprake. “Kjo ka një domethënie të madhe për tregtinë e lirë në botë”, shtoi ai.
Nga ana e tij, presidenti zvicerian, Ueli Maurer, e përshkroi marrëveshjen si një “moment historik”. Kina është partneri i tretë më i madh i Zvicrës, pas Bashkimit Europian dhe Amerikës, teksa eksportet në Kinë të orëve, medikamenteve farmaceutike dhe makinerive të tjera shkojnë në afro 22 miliardë dollarë.
Nuk është aspak koincidencë, që kryeministri kinez zgjodhi Zvicrën si ndalesën e parë në turin e tij të shkurtër në Europë. Kina bëri të ditur se mund të kthejë Zvicrën në zgjedhjen qendrore financiare të saj, nëse Pekini lejon tregtinë jashtë të monedhës yuan.
Top Channel