Një gol në kohën shtesë, në ndeshjen kualifikuese të Botërorit 2014 me Australinë, shndërroi Japoninë në kombëtaren e parë që siguron matematikisht biletën për në Brazil.
Kombëtares japoneze, e drejtuar nga italiani Alberto Zaccheroni, i duhej vetëm një barazim, për të siguruar kualifikimin në ndeshjen e parafundit kualifikuese në Azi.
Ndonëse australianët, që dyluftojnë me Omanin, Jordaninë dhe Irakun për vendin tjetër në pozicion, morën avantazhit të parë në Tokio, një penallti në kohën shtesë, e konvertuar në gol nga Keisuke Honda, i mjaftoi aziatikëve për të siguruar pjesëmarrjen e tyre të pestë radhazi në një Botëror.
Brazili, në cilësinë e vendit organizator, është përfaqësuesja tjetër që ka të sigurt pjesëmarrjen, ndërsa Spanja, kampione në fuqi, ashtu siç ndodhi në fazën kualifikuese të Afrikës së Jugut 2010, nuk është e kualifikuar automatikisht dhe duhet të sigurojë pjesëmarrjen e saj nga faza e grupeve.
Në total, Botërori do të ketë 13 kombëtare nga Europa, 5-6 në varësi të plejofit prej Amerikës së Jugut, 4-5 në varësi të plejofit prej Azisë, 5 prej Afrikës, 3-4 në varësi të plejofit nga Amerika e Veriut, Qëndrore dhe Karaibet e 0-1 përfaqësuese, në varësi të plejofit, nga Oqeania.
Top Channel