Kur mbeten ende vetem pak ditë nga zyrtarizimi i listave të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 23 qershorit, partitë janë në fazat e fundit të përpilimit të tyre.
Ndërsa në Partinë Demokratike pak kush ka informacion për emrat dhe vendndodhjen e kandidateve, duket se Selia Rozë është në fazat e fundit të përcaktimit të kandidateve.
Ajo çka është vendosur dhe ka pak gjasa të ndryshoje jane emrat e pare në listë për 12 qarqet. ”Top Channel” ka mësuar emrat e atyre qe do te udhëheqin listen e Partise Socialiste, duke nisur nga kryetari Edi Rama, i cili do të kandidoje si i pari i listës së Partise Socialiste në Vlore.
Per Edi Ramen eshte nje risi kandidimi per deputet, pasi asnjehere nuk ka qene i tille per shkak edhe te faktit se ka sherbyer per 11 vjet si kryetar i Bashkise se Tiranes.
Presidenti i Asamblese se PS dhe numri dy i partise, Gramoz Ruçi, do te konkuroje i pari ne listen e Fierit, sikurse edhe kater vjete me pare.
Risia tjeter apo supriza e ketyre listave do te jete ajo qe ka te beje me Qarkun e Tiranes. Pasi ka sherbyer prej vitit 1996 si deputet i Korçes, Pandeli Majko do te udheheqe listen e PS ne kryeqytet.
Ben Blushi, ai qe udhehiqte Qarkun e Korçës ne 2009, do te jete i pari i listes ne qarkun e Elbasanit.
Qarkun e Korçës ne zgjedhjet e 23 qershorit do ta udheheqe Bashkim Fino, ndersa ende ka nje dyshim se kush do te jete i pari i listes ne Gjirokaster.
Ne kete qark jane ende ne balotazh Erion Veliaj me Arben Ahmetajn. Ne Shkoder, listen do ta udheheqe kandidatja me e re e prezantuar nga Edi Rama, profesoresha Mimoza Hafizi.
Ndersa ne Kukes, i pari do te jete nje tjeter prurje e re, e prezantuar pak kohe me pare nga Edi Rama dhe qe eshte Vexhi Muçmata.
Qarkun e Durresit, edhe kete here do ta udheheqe Blendi Klosi, ndersa ne Qarkun e Lezhes, e para e listes do te jete deputetja Mimi Kodheli.
Deputeti Eduart Shalesi eshte ai qe do te jete i pari ne listen e kandidateve per deputete në Qarkun e Beratit, kurse Shkelqim Cani, nje nga zerat autoritare ne ekonomi do te jete i pari i listes se kandidateve socialiste per Qarkun e Dibres.
Ditet e mbetura deri ne skadimin e afatit zyrtar per regjistrimin ne KQZ te listes se kandidateve per deputete do te sherbejne per te kryer rregullimet e fundit, plotesimet, levizet apo renditjet ne lista, pasi perveç emrave qe do te udheheqin, jane mbyllur shumica e emrave qe do te jene ne gare per Kuvendin e ri te Shqiperise.
E ku duket se nuk do te mungojne suprizat, qofte me levizjet nga qarku ne qark krahasuar me listat e 2009, qofte edhe me prurjet e largimet.
Top Channel