Pierce Brosnan është bërë i njohur me interpretimin e agjentit 007, por James Bondi më vdekjeprurës në historinë e kinemasë (135 të vrarë në 4 filma) është kundër dhunës në televizion.
Sipas aktorit të famshëm, dhuna e tepërt në filma dhe në lojërat kompjuterike po e shkatërron shoqërinë. Brosnan zbuloi për ‘The Sun’ se nuk lejon dy djemtë e tij adoleshentë (16 dhe 12 vjeç) të luajnë në kompjuter lojëra me armë dhe vrasje.
“Më vjen keq ta them, por filmat ndikojnë në shoqërinë tonë. Gjithashtu ndikojnë për keq edhe lojërat që kanë qëllim vetëm vrasjen dhe që luhen kryesisht nga fëmijë. Edhe nëse ne nuk i lejojmë lojëra të tilla në shtëpi, fëmijët i luajnë tek shtëpitë e shokëve”, deklaroi Brosnan, i cili shtoi se në Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet një kontroll më i madh për armët.
“Mendoj se ligji i armëve në Amerikë është çmenduri dhe ka dalë tërësisht jashtë kontrollit.”
Top Channel